Fransua Vilon
"TESTAMENTI I MADH"
Kushtuar Qemalit
Ballada e të varurve
(Epitafi i Vilonit në formën e Balladës)
Vëllezër njerëz që pas nesh po rroni,
Në zemër kini ju pak dhëmsuri,
Mëshirë për të mjerët ne tregoni,
Se zoti ua shpërblen me mirësi.
Ne jemi gjashtë njerëz kaq fatzi,
Pa shihni mishin si na kanë brejtur,
Në pluhur kockat si na janë tretur,
Mos qeshni, kur na tundin ne litarët.
Nga ne asnjë i gjallë nuk ka mbetur,
E lusni zotin tfalë mëkatarët.
Ju lusim si vëllezër, mos tregoni
Përbuzje, ndonëse kjo drejtësi
Na vari në litar, dhe mos kujtoni
Se i përmbajtur është çdo njeri.
Na falni, se tek virgjëra Mari
Tani po nisemi. I pastë mbetur
Pak dhëmsuri për ne të bijt e tretur -
Nga ferri na shpëtoftë ne qyqarët -
Sna lodh më shpirti, trupi paska vdekur,
E lusni Zotin tfalë mëkatarët.
Çna lagu shiu, ky shiu se çna njomi,
Na thau ky diell, na bëri pis të zi,
Qerpik e qime na i shkuli korbi,
Veç zgavrat la, nuk kemi më ne sy.
As trupi ynë nuk po gjen qetësi:
Ne era na lëkund porsi të dehur,
Sa para prapa duke na përpjekur.
Godasin zoq me sqep si farkëtarët,
Mos heqshi kurrë si këta të vdekur,
E lusni zotin tfalë mëkatarët.
Jezu, o princ e zot i botës mbarë,
Në ferr ne skemi borxhe për të larë,
Prandaj mos ruaj më vend për ne qyqarët.
O njerëz, nuk po tallem, sjam i marrë,
E lusni zotin tfalë mëkatarët!
Fransua Vilon
Copyright©1999 by Translator.